Studio në IBC-M
Ne besojmë se e ardhmja juaj është gjëja më e rëndësishme për ju dhe familjen tuaj. Kjo është arsyeja pse ne "mendojmë ndryshe" në qasjen tonë ndaj arsimit të lartë.
Ne sigurojmë cilësi duke ofruar diploma daneze dhe lituaneze me akreditim gjerman. Ne ofrojmë gjithçka në gjuhën angleze, që do të thotë se ju keni aftësi gjuhësore që ju dallojnë. Nëpërmjet Punës Profesionale (Praktikave) që janë të përfshira në të gjitha programet tona, ju do të fitoni edhe aftësi praktike për punësim.
Dhe do të mbështeteni nga pedagogët dhe stafi ynë i përkushtuar, të cilët sigurojnë që ju të keni udhëzimet dhe burimet që ju nevojiten për t'u përgatitur për një karrierë të suksesshme profesionale në një treg pune të globalizuar me zhvillim të shpejtë.
APLIKO TANI Formulari i aplikimit për diplomë bachelor
APLIKO TANI Formulari i aplikimit për Programin Master
Aplikimet IBC-M
4 hapa të thjeshtë për të aplikuar!
Nëse keni nevojë për më shumë informacion rreth regjistrimit në IBC-M, ose dëshironi të vini në një nga Ditët tona të Informacionit, dërgoni email info@ibcmitrovica.eu. Ju gjithashtu mund të na dërgoni një mesazh përmes faqes sonë në Facebook ose telefononi:
Kampusi i Jugut: +381 (0) 45 106 006 / +386 (0) 49 333 485
Kampusi i Veriut: +381 (0) 28 409 013 / +381 (0) 64 103 1299
Më shumë informacion mund të gjeni edhe këtu:
Mund të plotësoni një formularë aplikimi online, se mund të vini në kampusin tonë në çdo kohë nga ora 8:00 deri në 16:00, nga e hëna në të premte. Më pas do të kontaktoheni për të caktuar një takim për të marrë pjesë në Provimin e Pranimit.
IBC-M zhvillon provimet pranuese për të siguruar cilësinë dhe aftësitë e gjuhës angleze të studentëve tanë.
Provimi i hyrjes do të testojë aftësitë tuaja në anglisht. Ju gjithashtu do të intervistoheni në anglisht, për të mësuar më shumë rreth motivimeve, angazhimit dhe aftësive tuaja të komunikimit në anglisht. Provimi dhe intervista duhet të zgjasin rreth 1 orë e 30 minuta.
Në këtë fazë, do t'ju kërkohet të tregoni se për cilin program studimi jeni më të interesuar.
Ju lutemi vini re: nëse po aplikoni nga jashtë Ballkanit Perëndimor dhe nuk mund të vini në IBC-M për të përfunduar një provim pranues, do t'ju duhet të ndiqni një procedurë të ndryshme aplikimi.
4. Pasi të keni përfunduar me sukses provimin pranues, ju kërkohet të siguroni: