SQ

Akreditimi dhe Anëtarsimi

Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë (IBC-M) është anëtar filial i EURASHE që nga gushti 2019. EURASHE është Shoqata Evropiane e Institucioneve në Arsimin e Lartë që ofrojnë programe të orientuara profesionalisht dhe janë të angazhuar në kërkime të aplikuara dhe të lidhura me profesionin brenda cikleve të Bolonjës.
 
LETËR PRANIMI
https://www.eurashe.eu/about/members/ibc-m/

 

Akreditimi ndërkombëtar

IBC-M është akredituar nga agjencia gjermane e akreditimit “Evaluationsagentur Baden-Wuerttemberg” EVALAG. Akreditimi EVALAG për Programet Institucionale dhe Bachelor është i vlefshëm deri në dhjetor 2022 me mundësi vazhdimi të drejtpërdrejtë, ndërsa programi i ri Master është i akredituar deri në dhjetor 2025. Akreditimi EVALAG vërteton se IBC-M plotëson standardet më të larta evropiane të cilësisë. EVALAG është një agjenci akreditimi e nivelit të lartë që është anëtare e plotë e Shoqatës Evropiane për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA). EVALAG ka audituar gjithashtu universitetet më të mira gjermane si Universiteti i Heidelberg dhe Universiteti i Konstanzit.

IBC-M gjithashtu vërteton akreditimin e saj ndërkombëtar për njohje lokale me Agjencinë Kosovare të Akreditimit.

Ju lutemi gjeni më poshtë certifikatat aktuale të akreditimit EVALAG:

  1. Akreditimi Institucional
  2. Shitjet dhe Marketingu Ndërkombëtar (Bachelor Profesional – ISCED 6)
  3. Menaxhim Mjedisor dhe Bujqësor (Bachelor Profesional – ISCED 6)
  4. Administrata Publike dhe Mirëqenia (Bachelor Profesional – ISCED 6)
  5. Teknologjia e Informacionit e Aplikuar (Bachelor Profesional)
  6. Menaxhimi Ndërkombëtar dhe Udhëheqja (Master – ISCED 7)

Më poshtë gjeni certifikatën e njohjes nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë i Agjencisë Kosovare të Akreditimit:

  1. Vendimi për Akreditim nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë i Kosovës 2018-2019
  2. Vendimi për Akreditim nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë së Kosovës 2019-2022/2025
  3. Vendimi për Akreditim nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë së Kosovës 2020-2024/25

Ju lutemi gjeni këtu edhe Raportin e Vlerësimit që është ofruar nga Paneli i Ekspertëve në lidhje me gjendjen aktuale të IBC-M, duke paraqitur fushat e mundshme të përmirësimeve dhe rekomandimeve:

  1. Raporti i Vlerësimit nga Paneli i Ekspertëve Evalag 2018-2022
  2. Raporti i Vlerësimit për Master në Menaxhim dhe Lidership Ndërkombëtar 2019-2022