SQ

Pranimet

Studio në IBC-M

Ne besojmë se e ardhmja juaj është gjëja më e rëndësishme për ju dhe familjen tuaj. Kjo është arsyeja pse ne "mendojmë ndryshe" në qasjen tonë ndaj arsimit të lartë.

Ne sigurojmë cilësi duke ofruar diploma daneze dhe lituaneze me akreditim gjerman. Ne ofrojmë gjithçka në gjuhën angleze, që do të thotë se ju keni aftësi gjuhësore që ju dallojnë. Nëpërmjet Punës Profesionale (Praktikave) që janë të përfshira në të gjitha programet tona, ju do të fitoni edhe aftësi praktike për punësim.

Dhe do të mbështeteni nga pedagogët dhe stafi ynë i përkushtuar, të cilët sigurojnë që ju të keni udhëzimet dhe burimet që ju nevojiten për t'u përgatitur për një karrierë të suksesshme profesionale në një treg pune të globalizuar me zhvillim të shpejtë.

IBC-M ofron:

Një përvojë ndërkombëtare në Mitrovicë

Gjashtë programe unike studimi

Katër programe Bachelor

Dy programe Master

Arsim me cilësi të lartë

 Kampus i ri dhe modern

Përgatitja për punësim

Vlera për para

Jetë e gjallë studentore