Të nderuar,
Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në punëtorinë “Analiza Kualitative dhe Kuantitative e Pellgut të Lumit Ibër/Mitrovicë”.
Kjo punëtori organizohet në kuadër të grantit hulumtues të mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Qeveria e Kosovës – Programi i Menaxhimit të Integruar të Burimeve Ujore në Kosovë (IWRM-K), i implementuar nga Dega Skat Consulting në Prishtinë.
Punëtoria do të mbahet në Kolegjin Publik Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë, IBC-M, kampusi Riverside, kati përdhesë, Think-Lab, rr. Bislim Bajgora. n.n. (prapa ETC-së), Mitrovicë, të enjten, 21 mars 2024, duke filluar nga ora 10.00. Për më shumë detaje, ju lutemi shikoni agjendën e mëposhtme.
Ju lusim të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj deri të mërkurën, 20 mars 2024, në adresën e mëposhtme të e-mail: g.ferri@ibcmitrovica.
Me respekt,
Stafi i IBC-M