Oferta Jonë
IBCM shkëlqen si një institucion i arsimit të lartë në Kosovë, duke kombinuar arsimin në stilin evropian me diploma të akredituara gjermane dhe mësimdhënie në anglisht në Mitrovicë.
Kolegji Publik Ndërkombëtar i Biznesit Mitrovica (IBCM), është kolegji i parë publik i themeluar në Kosovë, u themelua me Vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës Nr. 08-V-578, datë 10.07.2023, duke ratifikuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Nr. 21/136, datë 22.03.2023, për themelimin e Kolegjit Publik Ndërkombëtar të Biznesit Mitrovica si institucion i arsimit të lartë. IBCM është një entitet juridik i pavarur dhe misioni i tij përfaqëson vazhdimësinë dhe avancimin e të njëjtave vlera të krijuara nga Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit Mitrovica (IBCM).
IBCM shkëlqen si një institucion i arsimit të lartë në Kosovë, duke kombinuar arsimin në stilin evropian me diploma të akredituara gjermane dhe mësimdhënie në anglisht në Mitrovicë.
Të jemi kolegji më i mirë i Kosovës, duke ofruar arsim cilësor dhe të qasshëm dhe duke promovuar integrimin socio-ekonomik dhe ekselencën.
Të ofrojmë ekselencë me një model 'nga teoria në praktikë', duke përgatitur studentët për tregjet lokale dhe globale të sotme.
Vlerat tona pasqyrohen në përkushtimin tonë ndaj: ekselencës akademike; përvojës ndërkombëtare dhe mobilitetit.