Shkencëtarët në të gjithë botën na paralajmërojnë çdo ditë se duhet të ndalemi me zakonet tona të mbeturinave dhe të riciklojmë më shumë ose të përdorim materiale eko-miqësore në mënyrë që të ruajmë mjedisin. Para së gjithash, ne duhet të zvogëlojmë sasinë e mbeturinave që hedhim. Nga pikëpamja e qëndrueshmërisë mjedisore është me rëndësi të madhe të dihet se sa do të zgjasë dekompozimi për disa lloje të mbeturinave. Disa mbeturina dekompozohen lehtësisht si lënda organike në ushqimin që hamë, por llojeve të tjera të mbeturinave u duhen dekada, nëse jo shekuj për t’u dekompozuar.

 

  • Produkte letre (4 – 6 javë)

Duke marrë parasysh faktin se produktet e letrës janë një produkt natyral (fibrat celuloze), këto janë një nga materialet eko-miqësore për natyrën. Duhen rreth katër deri në gjashtë javë që produktet e letrës të dekompozohen.

 

  • Mbeturinat e ushqimit (1 muaj deri në disa vjet)

 

Dikush mund të mendojë se mbeturinat e ushqimit zbërthehen lehtësisht, por nuk është kështu me çdo mbeturinë ushqimore. E gjitha varet nga lloji i ushqimit dhe përbërja e tij.

Bananja ose molla zakonisht dekompozohen plotësisht në gjashtë muaj. Mbetjet ushqimore kontribuojnë në mënyrë të konsiderueshme në ndryshimin e klimës pasi që të gjitha mbeturinat ushqimore të hedhura në deponi dekompozohen nën tokë, pa oksigjen, kështu që krijohet metani i cili shkon në atmosferë duke e ndotur atë.

 

  • Bateritë (metale të rënda brenda – kurrë; pjesë metalike – 100 vjet)

Bateritë konsiderohen të jenë mbeturinat më të rrezikshme të bëra ndonjëherë nga njerëzit, së bashku me plastikën. Bateritë përbëhen nga një fletë e hollë e jashtme metalike që vepron si një shtresë mbrojtëse për metalet e rënda që janë brenda në thelb të saj. Bateritë litium-jonike (të përdorura në telefonat mobil në fillim të vitit 2000) janë ato me përmbajtjen më të ulët të metaleve të rënda, ndërsa bateritë e zink-karbonit dhe alkaline mangan (që përdoren në ditët e sotme në llamba dore elektrike ose në telekomanda) përmbajnë nivele shqetësuese të kadmiumit dhe merkurit, ndër metalet e tjera të rënda.

Jashtëzakonisht toksik për mjedisin, kimikatet brenda nuk do të dekompozohen kurrë dhe vetëm do të ndotin tokën përreth. Duhen më shumë se 100 vjet që pjesa metalike e baterive të dekompozohet.

 

  • Plastika (deri në 1000 vjet)

Plastika është bërë nga materiale organike si gazi natyror, celuloza, kripa dhe më e rëndësishmja nafta e papërpunuar. Nafta e papërpunuar është një përzierje e më shumë se një mijë komponimeve të cilat do të përpunohen para përdorimit. Prodhimi i plastikës fillon me distilimin dhe ndarjen e naftës së papërpunuar të rëndë në grupe të përbërësve më të lehtë, të njohur si fraksione. Duhen rreth 500 vjet që plastika të dekompozohet në ujë, ndërsa duhen deri në 1000 vjet që ajo të dekompozohet plotësisht në dhe.

 

  • Qelqi (kurrë)

Qelqi është bërë nga rëra (kryesisht bëhet nga dioksid silikoni) i cili kur shkrihet shndërrohet në një lëng, i cili më pas mund të formohet në formën e dëshiruar. Ky është një nga produktet më natyrale në planetin tonë. Qelqi është gjithashtu produkti më i riciklueshëm, sepse riciklimi i tij është i lehtë. Por ajo që është interesante është se mund të duhen deri në një milion vjet që qelqi të dekompozohet.

 

 

 

    Mbeturina tjera;

  • Këpucë lëkure – 25-40 vjet;
  • Linjë e peshkimit – 600 vjet;
  • Bisht cigareje – 10-12 vjet;
  • Kompensatë – 1-3 vjet;
  • Lëndë druri – 10-15 vjet;
  • Karton – 2 muaj;
  • Polistirol Poroz – nuk biodegron;
  • Litar – 3-14 muaj;
  • Kanaçe alumini – 200-250 vjet;
  • Kanavacë – 1 vit;
  • Doreza pambuku – 3 muaj;
  • Peceta higjenike – 500-800 vjet;
  • Veshje leshi – 1-5 vjet;
  • Letër alumini – nuk biodegradon.

 

Categories: Blog