Të martën me 25 prill, studentët e IBCM vizituan plantacionin në Nish, të kompanisë multi-milionëshe të elektronikës Johnson Electric. Me të hyra vjetore prej 2.2 miliardë dollar, selia e Johnson Electric është e bazuar në Hong Kong, ndërsa kompania ka zyre në mbarë botën.
Është pjesë shumë e rendësishmë e studimeve në IBCM që studentët t’i perjetojnë vetë aktivitetet ditore dhe strategjitë e suksesshmë të një kompanie kaq të madhe ndërkombëtare. Inkuadrimi i asaj që mësohet në klasë me shembuj të aplikimit praktik, motivon dhe përgatit studentët për punësim pas diplomimit.
Studentët u pritën nga menaxherja e burimeve njerëzore në Johnson Electric në Nish, Ana Mitrovic dhe nga shefi strategjik Marcus Schmitz. Si ekip ndërkombëtar, ata folën për rëndësinë e kuptimit të tregut dhe rolin e biznesit të madh në ekonominë lokale. Ata folën gjithashtu se si zgjerimi mund të jetë i suksesshëm vetëm me hulumtime të detajuara të çdo lokacioni të ri.
Studentja e semestrit të dytë të drejtimit Marketing dhe Menaxhment, Jovana Stojanoviq, tha për vizitën: “Ishte me të vërtetë një udhëtim shumë interesant. Johnson Electric nuk e shtyjnë markën e tyre, por ia dalin të kenë një qarkullim kaq të lartë falë hulumtimit të tregut dhe duke u njohur si produkte të besueshme elektronike. Ajo se si kishin vendosur qër të ndertojnë një fabrikë në Nish ishte me të vërtetë fascinuese, dhe mësova shumë nga kjo ditë.”
IBCM dëshiron të falënderojë Johnson Electric që krijuan kohë për t’u takuar me studentët tanë.