Më shumë se 30 studentë të IBC-M-it e pastruan dhe u kujdesën për parkun e qytetit të Mitrovicës për të festuar Ditën e Tokës.

Studentët e Kolegjit Internacional të Biznesit Mitrovica pastruan dhe mbjellën lule për Ditën e Tokës në parkun e qytetit më 25 Prill, 2019. Më pas studentët e diplomuar dhe pjestarët e komunitetit shikuan dokumentarin “Before the Flood” për të mësuar më shumë rreth ndikimit të ndryshimeve klimatike.

Pas dokumentarit të pranishmit diskutuan për veprimet miqësore ndaj mjedisit, të cilat secili mund t’i praktikojë.
Studentja dhe organizatorja Ardita Xhemajli shpjegoi se, “ E gjithë idea për këtë organizim u krijua nga studentët e IBC-M-it dhe ka pasur përkrahje të plotë nga stafi i IBC-M-it. Së pari e pastruam parkun dhe më pas mbjellëm rreth 500 lloje të ndryshme të luleve. Ne po japim kontributin për Tokën dhe komunitetin tonë.”

Gresa Ferri, një nga studentet tjera e cila ishte po ashtu organizatore, tha, “Dita e Tokës është bërë një thirrje e përvitshme për të mbrojtur dhe për të marrë në konsideratë mirëqenien e planetit tonë." Drejtoresha e IBC-M-it Mihone Kerolli përgëzoj studentët për këtë organizim të suksesshëm dhe tha,“ Shoqëria kosovare ka nevojë për më shumë organizime ndërgjegjësuese të cilat i trajtojnë problemet mjedisore dhe të rinjët të cilët jetojnë këtu janë ata të cilët mund të ndryshojnë mjedisin. Ne jemi duke i përgaditur studentët tanë të bëhen liderë në sferën e mjedisit. Organizimi i sotëm simbolizon kujdesin e studentëve tanë ndaj ambientit dhe shoqërisë në të cilën ata jetojnë. Përmes këtij aktiviteti ne jemi duke e rritur ndërgjegjësimin në Mitrovicë në mënyrë që të kujdesemi për Tokën, sepse e ndajmë atë me të gjithë. Kjo është shtëpija jonë e përbashkët.”

Nënkryetari i Mitrovicës, Faruk Mujka, mori pjesë në eventin e pastrimit të parkut dhe me krenari tha, “Mitrovica është me fat që në një të ardhme të afërt të ketë ekspertë të IBC-M-it nga departamenti për Menaxhimin e Agrokulturës dhe Mjedisit. Ne e mirëpresim ndikimin dhe kontributin e e studentëve të IBC-M-it drejt zgjidhjes së problemeve mjedisore. Për më shumë, Mitrovica duhet të jetë një shembull për ndryshime mjedisore në Kosovë.”

Për t’i shikuar fotot kliko këtu.

Në fund të organizimit profesoresha e IBC-M-it, Jelena Djokic, udhëhoqi një diskutim interaktiv në lidhje me dokumentarin “Before the Flood”. Anëtarët e komunitetit, absolventët, studentët dhe studentët e ardhshëm ndanë idetë e tyre rreth asaj se si Mitrovica dhe Kosova mund të kujdesen më mirë për Tokën.

Kolegji Internacional i Biznesit Mitrovicë është një institucion i lartë arsimor inovativ dhe unik në Kosovë. I themeluar në vitin 2010, IBC-M ofron mundësi edukimi me kualitet të lartë përmes programeve studimore të akredituara ndërkombtarisht. Këto programe studimore janë: Marketing dhe Menaxhment i Financave, Administratë Publike, dhe Menaxhimi i Mjedisit dhe Bujqësisë. Motoja e IBC-M-it “Nga teoria në praktikë” është fokusuar në zhvillimin e shkathtësive praktike dhe përgatitjen e studentëve për botën e punës, duke mbështetur zhvillimin ekonomik në regjion dhe duke i bashkuar grupet etnike në Mitrovicë.