Më 28 maj 2015, IBCM mbajti Klubin e Biznesit, ku u diskutua tema: “Marketingu gueril: Si ta përmirësoni biznesin tuaj lirë dhe efektshëm!’
Ligjëruesi i Marketingut në IBCM, Vladimir Jeremiç mbajti një prezantim të shkurtër të marketingut gueril, ku shpjegoi konceptin dhe metodat e tij përmes disa shembujve. Pjesëmarrësve ju bashkua edhe Prof. Ljubisa Petroviç, Drejtor i Asociacionit të Bizneseve për Kosovën Veriore, ku ai sqaroi përvojën e tij paraprake nga marketingut gjersa ka qenë duke punuar në kompani të ndryshme duke filluar nga Carlsberg dhe Dijamant ku ishin implementuar kampanja të Marketingut Gueril.
Reklamimi gueril është një ide e sistemit të reklamimit veçanërisht i përshtatshëm për NVM-të me një buxhet modest, për të avansuar produktet e tyre ose administratat përmes rrugëve të lehta me pak shpenzime. Kjo përfshinë vitalitetin e lartë si dhe mundësinë kreative që koncentrohet në konsideratën e shoqërisë në nivel më individual. Qëllimi fundamental i reklamimit gueril është se ushtrimet kryhen kryesisht në qytet ose në vendje tjera të hapura, p.sh. qendra tregtare, parqe ku tërheqët më shumë vëmendja e audiencës.
Pjesëmarrësit e këtij edicioni të Klubit të Biznesit të IBCM-së ishin shumë të interesuar në këtë metodë të marketingut për shkak se Marketingu Gueril është metoda që kërkon më së paku investim nv reklamim dhe me kosto minimale mund të reklamohen kompanitë e tyre dhe të marrin rezultatet e dëshiruara.
Disa prej pjesëmarrësve kanë biznese të vogla familjare si p.sh. sallone bukurie, prodhim i gotave dhe kutive të letrës etj. por të gjithë ishin të interesuar në këtë metodë për shkak se janë biznese të vogla dhe kjo është metoda e duhur që nuk kërkon shumë mjete financiare.
Ljubisa Petroviç, Drejtor i Asociacionit të Bizneseve për Kosovën Veriore dhe profesori i marketingut në IBCM Vladimir Jeremiç, shkëmbyen një bisedë mjaft të mirë me pjesëmarrësit dhe pronarët e bizneseve të vogla në lidhje me problemet kryesore që ata kanë në reklamim varësisht prej bizneseve. Përmes bisedës ata kuptuan se cilat janë problemet që ata ballafaqohen kur flasim për marketingun dhe reklamimin, andaj ata dhanë rekomandime tek pronarët e bizneseve se çfarë lloj reklamimesh duhet të përdorin dhe si duhet të implementojnë disa prej strategjive kryesore të reklamimit në këtë treg.
Vizitorët e Klubit të Biznesit të IBCM-së ishin shumë të kënaqur me profesorët dhe rekomandimet e tyre. Ata poashtu konfirmuan se do të vazhdojnë bisedën muajin e ardhshëm, për shkak se kjo po ju ndihmon atyre dhe bizneseve të tyre, dhe ata e konsiderojnë Klubin e Biznesit si një konsulencë falas!
Falenderime të veçanta për Prof. Ljubisa Petroviçin për ndihmën e tij në këtë ngjarje
Raport nga Milan Milivojevic