IBCM ka lansuar IBCM English Academy 2017. I udhëhequr nga mësimdhënësja e anglishtes, programi 8 javor i gjuhës angleze u ofron studentëve të dalluar të shkollave të mesme mundësinë që të praktikojnë anglishten në një mjedis të relaksuar dhe të këndshëm. Këtë vit, rreth 150 nxënës të dalluar të shkollave të mesme nga Mitrovica dhe rajoni përreth do të marrin pjesë në këtë akademi.

Duke përdorur modelin e mësimdhënies me studentin në qendër, IBCM English Academy synon t’i motivoj studentët të përdorin anglishten me anë të filmave, këngëve, lojërave si dhe aktiviteteve në grupe, duke mbuluar një mori temash interesante, si shërbimet e porosive të shpejta, teknikat virale të marketingut, letrat motivuese dhe rezumetë.

Wendy Grace (MB), mësimdhënësja e Anglishtes që e udhëheq IBCM English Academy, deklaroi “Në IBCM, ne e dijmë që shkathtësitë e anglishtes mund t’u ndihmojnë të rinjëve që të gjejnë punë. Syni i IBCM English Academy është që t’u ndihmoj studentëve të ndihen rehat gjatë përdorimit të gjuhës angleze, duke ju mundësuar që shkathtësitë dhe talentet e tyre natyrore të shkëlqejnë.”

IBCM ofron kurse të akredituara ndërkombëtarisht në anglisht, si dhe mundësi për studentët të studiojnë jashtë vendit si Danimarke dhe Portugali, dhe të kryejnë praktikën profesionale si pjesë e studimeve të tyre.

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Early bird special

30.04.2020