Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë (IBCM) ka kënaqësinë të njoftoj se Komisioni Evropian do të mbështesë financiarisht veprimtarinë e IBCM për vitin e ardhshëm akademik 2017-2018!
Kjo është një rezultat i punës së jashtëzakonshme dhe me përkushtim të stafit të IBCM të mbështetur nga SPARK dhe me mbështetjen e madhe të studentëve gjatë dy muajve të fundit që do t’i mundesojë IBCM-it të vazhdojë misionin e tij në arritjen e qëndrueshmërisë afatgjatë. Fondet janë siguruar falë mbështetjes bujare të Komisionit Evropian për kohëzgjatje një vit.
Rrethant
Duke u nisur nga një kërkesë e Qeverisë së Kosovës në vitin 2008, IBCM u themelua në Mars 2010 si një fondacion ndërkombëtar i regjistruar jofitimprurëse, i drejtuar nga organizatë joqeveritare holandeze SPARK. Misioni i IBCM është të ofrojë një arsimim të cilësisë së lartë, të orientuar në praktikë me kosto të përballueshme, në mënyrë që të jetë gjithëpërfshirës për shoqërinë si dhe ekonomikisht i përballueshëm. Duke u ngritur mbi misionin e tij, IBCM është bërë një model i një institucioni të suksesshëm të arsimit të lartë dhe bashkëpunimit ndëretnik në Kosovë, me një shkallë të punësimit prej 80% pas diplomimit dhe me mbi 40% të studenteve nga grupet e pakicave.
IBCM mbetet i angazhuar të vazhdojë të punojë ngushtë me qeverinë, sapo të formohet, për sigurimin e fondeve qeveritare afatgjata sipas marrëveshjes së arritur më herët për të mbështetur IBCM për një periudhë prej 5 vjetësh, në mënyrë që shkolla të vazhdojë si një organizatë jofitimprurëse, kolegj i pavarur dhe ndërkombëtar.