IBCM mirpëpret tre studentë të drejtimit International Sales and Marketing të cilët u kthyen nga Danimarka.
Rita Vidishiqi, Elvira Muja dhe Bojan Andjelic janë rikthyer nga shkëmbimi studimor ndërkombëtar një-semestral në Danimarkë në institucionin tonë partener University College Lillebaelt.
Shkëmbimet studimore si këto, të cilat janë bërë të mundshme përmës fondeve të Erasmus +, janë pjesë kyçe e ofertës ndërkombëtare të IBCM. Këto shkëmbime ju mundesojnë stuentëve të Kolegjit të cilët përzgjidhen për shkëmbim bazuar mbi kriteret e notës mesatare dhe pjesëmarrjes në ligjerata, që të kalojnë një semester të plotë duke studiuar në një universitet ndërkombëtarë.
Për studentët të cilët kualifikohen për shkëmbim, kjo eksperiencë ju shton një aset të vlefshëm në CV-të e tyre: një studim i Erasmus gjeti se 65% e punëdhenësve në Europë çmojnë përvojën e studimeve ndërkombëtare. Elvira Muja shpjegoi benefitet e këtij shkëmbimi ndërkombëtar: ‘Të studiuarit jashtë vendit të mundëson që të zgjerosh dhe zhvillosh eksperiencat tua jetësore dhe të edukimit përtej zonës tende të komfortit. Të ndihmon të kalosh pengesa të cilat nuk i ke hasur kurrë më parë. Të studiuarit jashtë vendit poashtu të ndihmon për të menduar ‘outside of the box’ dhe të ndihmon për të krijuar dhe zgjeruar rrjetin e kontakteve, që unë besoj se është shumë e rendësishme këto ditë.’
Rita Vidishiqi u pajtua me këtë: “Kjo përvojë do të më ndihmoj shumë në të ardhmen për shumë arsye. Duke qënë jashtë vendit ju shihni gjëra të reja dhe mësoni më shumë rreth kulturës, kjo ju ndihmon të jeni më inovativ dhe më kreativ në vendin e punës.”
Për studentët pjesëmarrës, shkëmbimet studimore ndërkombëtare ofrojnë poashtu motivim shtesë për të ardhmen. Bojan Andjelic tha se koha e tij në Danimarkë e ka inspiruar atë: “Synimi im është që të jem një anëtar produktiv i shoqërisë duke punuar dhe dhënë kontributin tim në një kompani globale ktu në regjionin tim. Receta perfekte për të arritur këtë është kombinimi i njohurive dhe shkathtësive të arritura nga IBCM, shkëmbimi im ndërkombëtar dhe puna e palodhshme.”
IBCM vazhdon të kerkojë për të zgjeruar mundesitë për shkëmbime ndërkombëtare dhe rishtazi kemi nënshkruar një marrëveshje me ISCAP – Porto. Kjo do t’u mundesojë studenteve të IBCM që të kalojnë një semester jashtë vendit, në Portugali.
Ne deshirojmë t’u shprehim mirëseardhje në Kolegj të tre studentëve, dhe t’u deshirojmë shumë fat në vazhdimin e studimeve të mbetura në IBCM.