Të premtën, me 21 Prill 2017, studentët e drejtimit Administratë Publike në IBCM vizituan zyret e Agjencisë Anti-Korrupsionnë Prishtinë.

Vizita studimore si këto janë pjesë kyçe studimeve në IBCM. Vizitimi i zyreve punuese dhe takimet me stafin ju ndihmojnë studentëve që të kuptojnë se si konceptet që ata mesojnë në klasë përdoren në botën reale të punës.

Udhëheqësit e departamentve, Z. Blerim Kelmendi dhe Z. Afrim Atashi informuan studentët rreth misionit, mandatit, rolit dhe përgjegjësive të Agjencisë Anti-Korrupsion; praktikave dhe procedurave në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit; si dhe rreth mekanizmave të bashkëveprimit me organizatat dhe institucionet tjera. Ata poashtu diskutuan arritjet dhe sfidat e këtij institucioni në kryerjen e detyrave të tyre brenda kornizave ligjore ekzistuese.

Gjatë sesionit të pyetjeve për liderët e agjencisë, IBCM kishte shumë pyetje rreth temave të ndryshme të ndërlidhura me korrupsionin: bashkëpunimin me institucionet tjera, procedurat e hetimeve, trajtimin dhe mbrojtjen e informatorëve dhe deshmitarëve, si dhe rreth kapaciteteve njerezore dhe financiare të Agjencisë, dhe rreth kapaciteteve që Agjencia ka që të merret në menyrë efektive me rastet e dyshuara të korrupsionit.

IBCM dëshiron që të falenderoj AKA për kohën e ndarë për të takuar dhe biseduar me studentët tanë.