Është mars, që do të thotë se “semestri i praktikës” ka filluar në IBCM! Shumë nga studentët tanë të semestrit të katërt dhe të gjashtë sapo kanë filluar praktikat e tyre të punës me orar të plotë.

Si pjesë e çdo programi, studentët e IBCM janë të obliguar për të përfunduar të paktën një praktikë pune në një biznes apo organizatë sipas zgjedhjes së tyre. Këto vendosje në punës sigurojnë që nxënësit kanë aftësitë praktike që do t’ju sigurojnë atyre sukses në mjediset konkurruese të punës , dhe që ata të jënë shumë të vlerësuar nga punëdhënësit e ardhshëm.

Ne biseduam me studentën e drejtmit Marketing dhe Menaxhment, Tajla Kurpejoviq për përvojën e saj me punën praktike. Tajla, e cila vjen nga Mali i Zi, është duke përfunduar punën e saj praktike në UBO Consulting në Prishtinë. Ajo arriti të sigurojë këtë mundësi pas krijimit të kontakteve me përfaqësuesit e UBO-s në Panairin e Karrierës në IBCM, dhjetorin e kaluar.

A mund të na tregoni më shumë rreth asaj se si keni gjetur praktikën?

IBCM ishte organizator dhe nikoqir i panairit Dita e Karrierës në dhjetor të vitit 2016. E pashë këtë si një mundësi të shkëlqyer për të lidhur kontaktet me bizneset dhe organizatat, sidomos pasi isha vazhdimisht duke kërkuar një punë praktike sfiduese. Në panair u takova me përfaqësuesit e UBO Consulting, gjë e cila çoi direkt në sigurimin e kësaj praktike. Kam pasur mbështetje nga të gjithë mësimdhënësit e IBCM dhe stafi administrativ, të cilët na kanë motivuar neve studenteve në drejtim të vendosjes se kontakteve dhe angazhimit me biznese dhe organizata. Unë jam super e ngazëllyer për të filluar semestrin tim të praktikës!

Çfarë do të jetë detyra juaj përgjatë kësaj praktike?

Detyra ime është “analiste e hulumtim të tregut” dhe unë jam përgjegjëse për të ofruar analiza të sektorit privat dhe atij publik në Kosovë. Unë do të jem duke punuar direkt në analizimin e të dhënave dhe në projekte tjera të ngjashme që lidhen me hulumtime dhe analiza.

Si ju ka dhënë IBCM këshilla praktike për t’ia dalur në vendin e punës?

Në IBCM, ne kemi mbuluar lendët që lidhen me hulumtime, hulumtimin e tregut, metodologjitë e hulumtimit, menaxhimit të kontabilitetit dhe menaxhimit financiar, të cilat kanë shërbyer për të përmirësuar perceptimin tim dhe të menduarit kritik, të cilat unë mendoj se e përputhen në menyrë të përkryer me praktikën në UBO Consulting. Unë gjithashtu kisha ndihmë nga profesorët e mi për t’u përgatitur për intervistën si pjesë e lëndës Business English që e kishim këtë vit.

Cilat janë planet tuaja pas diplomimit nga IBCM?

Dua të zhvillohem profesionalisht, në menyrë që pas diplomimit dhe marrjes së titullit Baçelor në IBCM, të kërkojë një program Master me fokus në shitjet ndërkombëtare apo në menaxhimin e zinxhirit të furnizimit. Gjatë studimeve të mia në Marketing dhe Menaxhimment, këto dy kurse më kanë pëlqyer më së shumti.

Faleminderit, Tajla! Ne ju dëshirojmë më të mirat dhe shumë fat në praktikës tuaj.