Ftoheni të ndiqni Klubin e Biznesit të IBCM-së më 22 tetor 2015, në orën 15:00 në kampusin e veriut të IBCM-së. Si pjesë e serisë së “Dialogut të Biznesit” për të zgjeruar biznesin tuaj, ky sesion do të fokusohet në fillimin dhe zhvillimin e një plani të suksesshëm biznesi. Ky sesion synohet sidomos për pronarët e bizneseve të vogla dhe të mesme që dëshirojnë të rrisin biznesit e tyre. Mësimdhënësit e IBCM-së do të ofrojnë këshilla praktike se si të shkruani një plan të suksesshëm biznesi, pa marrë parasysh a jeni duke aplikuar për kredi ose grant apo thjesht ju duhet si pjesë e strategjisë së biznesit tuaj. Nëse keni filluar të shkruani planin e biznesit tuaj, ju mund ta sjellni atë për rishiqim dhe rekomandime nga ekspertët tanë. Të gjithë jeni të mirëpritur.

Na u bashkoni në Klubin tonë të Biznesit dhe pasurojeni përvojën tuaj të biznesit!

Nëse ju nevojiten informacione shtesë, ju lutemi na kontaktoni:
Kampusi veri: +381 (0) 28 409 013, Kampusi jug: +381 (0) 28 534 834