Struktura menaxheriale e IBCM-së

Struktura menaxheriale

  • Bordi i Drejtorëve të IBCM-së
  • Drejtori i Kolegjit
  • Asistentja e drejtorit
  • Lidershipi akademik
  • Këshilli akademik
  • Këshilli i prindërve dhe komunitetit
  • Këshilli i përfaqësimit të studentëve

Për të parë organogramin e strukturës së plotë organizative të IBCM-së, ju lutemi klikoni këtu.

Drejtoresha e përkohshme kolegjit

Drejtoresha e kolegjit i jep llogari Bordit të drejtorëve për lidershipin akademik dhe menaxhimin efektiv të IBCM-së.

Mihone Kerolli – Mustafa

Asistentja e drejtorit, mbikëqyr çështjet jo akademike që lidhen me menaxhimin e IBCM-së.

Mirjana Krsmanovic, Asistente e drejtoreshës, administratës

Lidershipi akademik

Ekzistojnë tre departamente akademike dhe një departament i gjuhës në IBCM, si dhe semestrit të përgjithshëm. Secili departament kryesohet nga Udhëheqësi i Departamentit që është përgjegjës për përfaqësimin e departamentit si brenda ashtu edhe jashtë dhe mbikëqyr dhe promovon cilësinë akademike dhe/ose drejtimin strategjik të departamentit.

Bujar Gallopeni, Kryesues i departamentit të administratës publike

Mihone Kerolli-Mustafa, Kryesuese e departamentit të mjedisit dhe agrokulturës

Jelena Stanojevic, Koordinatore e semestrit të përgjithshëm

Gabrijela Velickovic, Kryesuese e përkohshme e departamentit të marketingut dhe menaxhmentit

Këshilli akademik

Të gjitha rregulloret e studimeve, internshipit dhe vlerësimit bëhen nga autoriteti i Këshillit akademik, që njëkohësisht është përgjegjës edhe për lëshimin e diplomave, dhe titujve tjerë të ofruarnga IBCM. Këshilli akademik siguron që stafi dhe studentët e kolegjit kanë lirinë që të sfidojnë praktikat dhe parimet aktuale brenda kolegjit pa kufizime. Këshilli takohet së paku një herë në muaj.

Këshilli akademik i IBCM-së 2016-17

Mihone Kerolli – Mustafa, Drejtoreshë e përkohshme e kolegjit (Kryetare)

Flamur Abazaj, Zyrtar i sigurimit të cilësisë (Sekretar)

Gabrijela Velikovic, Kryesuese e përkohshme e departamentit të marketingut dhe menaxhmentit

Bujar Gallopeni, Kryesuese e departamentit të administratës publike

Mihone Kerolli-Mustafa, Kryesuese e departamentit të menaxhimit të mjedisit dhe bujqësisë

Jelena Stanojevic, Koordinatore e semestrit të parë

Jovana Stojanovic, Kryetare e këshillit të përfaqësimit të studentëve

Egzon Gërxhaliu, Nënkryetar i këshillit të përfaqësimit të studentëve

Këshilli i prindërve dhe komunitetit

I caktuar nga drejtori i kolegjit, këshilli i prindërve dhe komunitetit përbëhet nga gjashtëmbëdhjetë anëtarë (tetë nga secili kampus) dhe takohen së paku dy herë në vit. Anëtarët vijnë nga komuniteti i organizatave dhe bizneseve, si dhe gjashtë anëtar janë prindër të studentëve të IBCM-së.

Këshilli i prindërve dhe komunitetit ofron rekomandime dhe këshilla rreth çështjeve që kanë të bëjnë me komunitetin, dhe përkrahin rritjen dhe zhvillimin e IBCM-së.

Këshilli i përfaqësimit të studentëve (KPS)

Këshilli i përfaqësimit të studentëve u ofron studentëve platformën për bashkëpunim me mësimdhënësit, menaxhmentin dhe administratën e kolegjit për të promovuar interesat e studentëve brenda kolegjit. KPS zgjedhet në mënyrë demokratike në baza vjetore dhe posti i kryetarit ndërrohet mes studentëve të kampusit të veriut dhe jugut.

KPS është përgjegjës për organizimin dhe promovimin e jetës studentore dhe aktiviteteve shoqërore brenda kolegjit si dhe ndërmjetësimin e procesit të komunikimit mes studentëve dhe menaxhmentit.

Këshilli i përfaqësimit të studentëve të IBCM-së 2016-17

Kryetare: Jovana Stojanovic

Nënkryetar: Egzon Gërxhaliu

Sekretar: Edin Rrahmani

Arkatare: Aleksandra Lazarevic