Kolegji Publik Ndërkombëtar i Biznesit Mitrovicë (IBC-M) është kolegji i parë publik  në Kosovë. Është themeluar me Vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës Nr. 08-V-578, më datë 10.07.2023, me të cilin ratifikohet vendimi i Qeveria e Republikës së Kosovës, Nr. 21/136, datë 22.03.2023, për themelimin e Kolegjit Publik  Ndërkombëtar të Biznesit Mitrovicë si institucion i arsimit të lartë.

IBC-M është subjekt juridik i pavarur, dhe misioni i tij përfaqëson vazhdimësinë dhe avancimin e vlerave të njëjta të krijuara nga Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë (IBCM).