Kampuset

Ne ofrojmë hapësira moderne mësimi dhe plotësisht të pajisura në Mitrovicë. Objektet tona moderne i plotësojnë standardet më të mira europiane të cilësisë në shkollimin e lartë, dhe ofrojnë hapësira funksionale, të ndritshme për studentët tanë që t’i arrijnë synimet dhe ambiciet e tyre.

Mes dy kampuseve, të vendosura në veri dhe jug të Mitrovicës, ne ofrojmë amfiteatër me 200 ulëse; klasa të mëdha dhe të pajisura; dy kantina; hapësirë studimi dhe rekreacioni; librari; dy salla të TIK-ut; qendrën e karrierës, zyrën e KPS-së, dhe natyrisht, zyrat e shërbimit të studentëve. Kampuset kanë Wi-Fi në tërë hapësirën dhe klasat janë me nxemje dhe ajër të kondicionuar.

Nëse jeni të interesuar për të marrë me qira objektet tona për ndonjë takim, ngjarje apo konferencë, atëherë mund të gjeni më shumë informacione këtu.

Kampusi i IBCM-së në veri

Kampusi i IBCM-së në jug