Mirësevini në IBCM!

Mirësevini në IBCM, një Kolegj unik i cili krenohet me mënyrat e frëskëta të të menduarit, mësuarit dhe të aplikuarit të dijes. I bazuar në dy kampuset tona të bukura dhe moderne në jug dhe veri të Mitrovicës, ne jemi të specializuar në përgatitjen e studentëve për botën e punës.

Historia, donatorët dhe partnerët

International Business College Mitrovica (IBCM) është themeluar në Mars të vitit 2010 si një fondacion i regjistruar ndërkombëtar jo-profitabil i udhëhequr nën drejtimn e organizatës jo-qeveritare holandeze, SPARK. IBCM është themeluar me donacione nga:

  • Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA)
  • Ministria Daneze e Punëve të Jashtme
  • Ministria Holandeze për Bashkëpunim për Zhvillim
  • Departamenti i Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për Zhvillim Ndërkombëtar (DFID)
  • Konfederata Zvicerane
  • Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë

Bursat për grupet e minoriteteve dhe për gra fillimisht u ofruan edhe nga Ambasada Gjermane në Prishtinë. Scholarships for minority groups and for women were also initially provided by the German Embassy in Pristina. IBCM, ka zhvilluar tre programe akademike të kualitetit të lartë në gjuhë Angleze në partneritet me institucionet e edukimit në Danimarkë: Lillebaelt Academy of Professional Higher Education, Tietgen Business College, dhe University College Lillebaelt. Pas disa viteve të shkëmbimit intenziv të informatave dhe shkathtësive, ku programet ju adaptuan kontekstit lokal dhe stafi e profesorët pranuan trajnime intenzive, faza e zhvillimit të kurrikulumit të këtij partneriteti përfundoi më 2014. Programet tani i janë dorëzuar krejtësisht IBCM.

Partneriteti me institucionet Daneze, tani vazhdon në nivel të mirëmbajtjes, ku profesorët kyç Danez vazhdojnë të implementojnë mbikqyrjen e kualitetit në procesist e vlerësimit dhe ekzaminimit në IBCM. Duke mbajtur këtë marrëveshje, studentët përfitojnë diploma të dyfishta, që nënkupton se ata më përfundimn e suksesshëm të programit të tyre të studimeve, fitojnë diplomë edhe nga IBCM e edhe nga kolegji partner relevant në Danimark. IBCM është i akredituar nga Agjencia Gjermane për Akreditim EVALAG që nga viti 2013.

Qasja

Në IBCM, qasja jonë është më studentin në qëndër. Synimi jonë është t’i shëndrrojmë studentët tanë në profesionistë me shkathtësi për të krijuar diferencë në vendin e tyre të punës dhe në komunitetet e tyre. Ky është një kolegj ku fokusi është në kualitetin e edukimit, aplikimin e tij në praktikë dhe integrimin e praktikave më të mira ndërkombëtare në të gjitha hapësirat. Motoja jonë ‘Nga Teoria në Praktikë’, është e futur në dizajnin dhe kurrikulën e të gjitha programeve tona. Duke përdorur praktikat më të mira profesionale të njoftuara nga partnerët tanë Danez, programet tona janë të adoptuara lokalisht dhe përdorin një model pedagogjik që siguron të mësuarit maksimal.

Vizioni i IBCM-së

Mitrovica do të bëhet një qëndër vibrante ekonomike në Ballkanin Përendimor e cila demonstron përfshirjën multi-etnike të të gjitha grupeve dhe komuniteteve në regjion. Edukimi dhe trajnimet e cilësisë së lartë do t’i kontribuojnë kësaj duke ofruar zhvillimin e shkathtësive kyçe si dhe ekspozimin ndaj komunitetit ndërkombëtar duke ndërtuar ura për grupet etnike në Mitrovicë.

Misioni dhe mandati i IBCM-së

IBCM do të bëhet institucion i qëndrueshëm i arsimit të lartë profesional që ofron shkollim të cilësisë së lartë ndërkombëtare me kosto të përballueshme. Përmes ofrimit të shkollimit dhe trajnimit cilësor, do t’u mundësoj të rinjëve të Mitrovicës dhe regjionit mundësi ekonomike dhe mundësi për të përkrahur zhvillimin ekonomik në rajon. Duke aplikuar moton ‘Nga Teoria në Praktikë’ studentët e IBCM-së pajisen më shkathtësi të nevojshme, që u mundesojnë atyre të zhvillojnë karriera profesionale.

Hapat tjerë

Kliko në butonin djathas për të aplikuar


Apliko tani