“Kërcënimi më i madh për planetin tonë është besimi se dikush tjetër do ta shpëtojë atë”.

I duhën njerëz profesionistë, të talentuar dhe të përkushtuar për të dhënë zgjidhje për çështjet më të rëndësishme mjedisore në botë dhe sfidat moderne bujqësore.

Në IBC-M ne jemi krenar që po mësojmë një arsimim unik ndërdisiplinor në Kosovë në menaxhimin e çështjeve kritike mjedisore dhe bujqësore dhe të mësojmë praktikat më të mira në menaxhimin e burimeve natyrore, prodhimin bujqësor, biodiversitetin dhe energjinë e rinovueshme. Nëse planifikoni të shkoni në kolegj këtë vit, studimi në IBC-M do t’ju ofrojë një mundësi unike për të marrë një arsimim të klasit botëror në vendin tuaj të origjinës në fushën e mjedisit dhe bujqësisë. Programet tona janë ndërtuar në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë danezë dhe të gjithë studentët marrin një diplomë daneze të dyfishtë. Gjatë gjithë studimeve, studentët do të jenë në gjendje të angazhohen në kërkime dhe të eksplorojnë zgjidhje të ndryshme se si ndërveprojmë me mjedisin, në teori dhe në praktikë.

Perspektivat ngazëllyese të këtij profesion përfshijnë menaxhimin me një specializim në mjedis dhe bujqësi që i kushtohet bujqësisë së qëndrueshme dhe prodhimit të ushqimit dhe ruajtjen e një mjedisi të shëndetshëm. Mundësitë janë në dispozicion në organizata kombëtare, ndërkombëtare ose shumëkombëshe. Disa prej të diplomuarve në EAM vazhdojnë duke krijuar bizneset të tyre.

Nëse kjo është diqka që ju pelqen ose diqka që e shihni veten duke bërë në të ardhmen, na shkruani. Këtu mund të aplikoni online, ose na kontaktoni për më shumë informacione në +383 (0) 49 333 990 ose përmes emailit në info@ibcmitrovica.eu.