Programet e studimit

Regjistrohuni në programet tona të studimit të cilësisë së lartë

BCM ofron tre programe unike studimi të cilësisë së lartë që sigurojnë se ju do të merrni përvojë praktike të punës dhe shkathtësi për punësim, si dhe njohuri në fushën teorike.

Secili drejtim në IBCM ofron dy nivele të kualifikimit:
Academy Profession (AP): 2 vite, ekuivalent me 120 ECTS kredi
Bachelor: 3.5 vite, ekuivalent me 210 ECTS kredi.

Semestri i përgjithshëm

Semestri i parë në IBCM quhet Semestri i përgjithshëm. Do të merrni module që ndërlidhen me tre drejtimet e studimit (Menaxhim Mjedisi dhe Bujqësi, Marketing dhe Menaxhment, si dhe Administratë Publike).

Drejtimi i marketingut & menaxhmentit

  • Marketing dhe Management (AP)
  • Shitje dhe Marketing Ndërkombëtar (Bachelor)

Drejtimi i administratës publike

  • Administratë Publike (AP)
  • Menaxhim i Shërbimeve Publike (Bachelor)

Drejtimi i menaxhimit të mjedisit & bujqësisë

  • Menaxhim mjedisi dhe bujqësi (AP)
  • Menaxhim mjedisi dhe bujqësi (Bachelor)

Diploma ndërkombëtare të cilësisë së lartë

  • Të gjitha ligjëratat në IBCM mbahen në gjuhën angleze English. Secili program i studimit ofrohet sipas modelit tonë të të mësuarit “Nga Teoria në Praktikë”, që do të thotë se ju fitoni përvojën reale të punës si dhe shkathtësi praktike për punësim.
  • Ne ofrojmë Diploma të dyfishta daneze. Kjo do të thotë që të diplomuarit tanë marrin një diplomë nga IBCM si dhe një diplomë nga institucionet tona partnere nga Danimarka. Ne jemi të akredituar nga agjensioni gjerman i akreditimit EVALAG.
  • Ne përdorim ECTS, që do të thotë se studimet dhe kualifikimet tuaja janë të transferueshme jashtë vendit.

Internshipet

Internshipet me kohë të plotë janë të ndërthurura në secilin program të studimit të IBCM-së. Përmes këtyre internshipeve, ju do të zhvilloni shkathtësitë profesionale, merrni përvojë pune dhe do të ndërtoni rrjet profesional për punësimin tuaj në të ardhmen.

Vizita në terren & mysafirë ligjërues

Vizita e rregullta studimore dhe ligjëratat nga mësimdhënësit mysafirë nga kompani të ndryshme, organizatat dhe institucionet ju ndihmojnë që të fitoni njohuri të botës reale në mësimnxënien në klasë. Lexoni më shumë rreth vizitave në terren, dhe mysafirëve ligjërues në faqen Lajme&Nagjarje.

Këmbimi i studentëve

Përmes partneritetit tonë me Erasmus+, ekziston një numër i kufizuar mundësish për të përfunduar një semester jashtë vendit çdo vit.

Pranimet & tarifat e shkollimit

Për më shumë informata rreth pranimeve dhe tarifave të shkollimit ju lutemi klikoni këtu

Aplikoni tani!