Me pikëllim të thellë, njoftojmë se ka ndërruar jetë kolegu dhe miku ynë Bekim Mustafa.

Bekimi ndërroi jetë papritmas pasditën e se enjtës me 23 mars 2017 në kampusin e jugut të IBCM-së. Ai ka qenë pjesë e ekipit të IBCM-së që prej themelimit, në mars 2010. Ai ishte fytyra që gjithmonë përshendeste secilin me buzëqeshje dhe do të bënte gjithçka për të ndihmuar këdo. Kontributi i Bekimit për institucionin dhe përkushtimi i tij në punë ishin shembullor, dhe si të tilla gjithmonë do të mbahen në mend.

Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjen dhe miqtë. Bekimi la pas gruan Hasimen dhe katër vajzat e bukura. Në emër të tyre, ne jemi duke grumbulluar të holla në zyret e Shërbimit Studentor në kampusin e jugut dhe atë të veriut, për ata që dëshirojnë të kontribuojnë.

Të ndajmë të gjithë një moment për të kujtuar dashamirësinë e pastër dhe të sinqertë që ka treguar Bekimi gjatë kohës aq të shkurtër sa ishte me ne.