Me 23 Janar 2017, IBCM kishte kenaqësinë që të mirëpres 125 studentë të mbi 50 kombësive të ndryshme nga programi European Master’s Degree in Human Rights & Democratization (EMA) në Vjena dhe programi Venice Human Rights Master’s .

Studentët visitor kishin shumë pyetje për studentët dhe stafin e IBCM-së. Jovana Stanojevic, Aleksandra Lazarevic, Elvira Muja dhe Rita Vidishiqi folën për mundesitë dhe përvojat pozitive që ato kanë pasur në IBCM, si dhe për shpresat dhe ambiciet e tyre për të ardhmen.

Kjo ishte hera e katërt që IBCM është nikoqir i grupit të studentëve nga EMA. Kjo vizitë ishte pjesë e një ‘udhëtimi në terren’ një javor në Kosovë, që organizohet për studentët e programit EMA tash e 14 vite. Qëllimi i këtij ‘udhëtimi në terren’ është që studentët të takojnë përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare, BE-së dhe OJQ-ve lokale e ndërkombëtare për të diskutuar çështjet e të drejtave të njeriut dhe situatën politike në rajon. Shumë prej studentëve të mëhershëm të këtij programi veç janë të punësuar në Kosovë, në organizata si UNMIK, EULEX dhe OSBE.

Ne poashtu me shumë kënaqesi kemi pranuar komente dhe vlerësime shumë pozitive nga mysafirët tanë ndërkombëtarë:

“Jam vertetë e impresionuar. Studentët dhe stafi ishin të mrekullueshëm”

“Duket si një kolegj shumë profesional që i pajisë studentët e vet me mjetet më të mira për t’u përballur me situatën komplekse ekonomike dhe të punës në Kosovë.”

“Në IBCM unë pashë një përceptim të ndryshëm për të ardhmen, ndryshe nga ato që kam ndjerë në takimet me organizatat e tjera në Kosovë”

“IBCM të jep përshtypjen e kujdesit të vertetë për të ardhmen e studenteve të vet, duke përkrahur arsimimin e tyre dhe zhvillimin personal si dhe duke ju ofruar atyre mundësi për të arritur diçka në jetë.

“IBCM duket vend i mrekullueshëm për të studiuar. Studentët duken shumë entuziast dhe shihet qartë se ata janë duke u kënaqur me të mësuarit këtu.

“U kënaqa duke parë respektin dhe harmoninë në mes studentëve dhe stafit lokal e ndërkombëtar në IBCM. “

Ne duam të falenderojmë studentët vizitorë për vëmendjen e tyre dhe pyetjet e tyre interesante përgjatë prezantimit tonë dhe organizatorët për përzgjedhjen e IBCM-së. Në mezi presim që të presim grupet e tjera të këtij programi të dalluar në të ardhmen.