Shërbimi i studentëve

Qendra e Karrierës– Qendra e Karrierës së IBCM-së ofron përkrahje praktike për studentët që kërkojnë praktikë, punë si dhe mundësi profesionale. Programet tona të studimeve janë të lidhura drejtpërdrejt me trajnimet e karrierës së botës reale në të gjitha industritë, lokale dhe ndërkombëtare. IBCM gjithashtu ka ndërtuar një rrjet prej 300 kompanish dhe organizatash që kërkojnë të punësojnë studentët dhe të diplomuarit e IBCM-së. Më shumë informacione, mund të gjeni këtu {HYPERLINK, https://www.ibcmitrovica.eu/career-centre/].

Libraria – Kampuset e IBCM-së kanë librari të mëdha që ofrojnë një mori librash dhe titujsh në anglisht jo vetëm të lidhur me studimet në IBCM por gjithashtu edhe nga fushat tjera. [HYPERLINK TO CATALOGUE]. Për më tutje, studentëve u ofrohet çasje edhe në JSTOR [HYPERLINK] për të ju çasur artikujve më të ri të hulumtimeve në një mori temash.

TIK dhe Orari – IBCM nuk është unik vetëm në metodat e mësimdhënies dhe mësimnxënies së orientuar kah praktika por gjithashtu edhe në përdorimin e teknologjive më të fundit të TIK. Në IBCM i tërë komunikimi bëhet përmes emailit zyrtar dhe të gjitha provimet ngarkohen dhe kontrollohen në Fronter, që është platforma zyrtare e mësimit virtual në kolegj. Gjithashtu, orari mësimor publikohet online në mënyrë që studentët dhe mësimdhënësit të mund të shikojnë se kur mbahet secila orë mësimore.

Format – Këtu mund të shkarkoni të gjitha format që ne i përdorim në IBCM.