IBCM ka kënaqësinë që të njoftoj për marrëveshjen e re për këmbim ndërkombëtar të studentëve dhe stafit me partnerin tonë The Porto Accounting and Business School (ISCAP) nga Portugalia.

ISCAP i përket njërit prej Instituteve Politeknike më të mëdha dhe më prestigjioze të Portugalisë: Polytechnic Institute of Porto (IPP). Ky institucion që ofron një gamë të gjerë të programeve të studimit si: Kontabilitet, Tregti Ndërkombëtare, Marketing, Komunikim Biznesi, Menaxhim i Turizmit dhe Mikëpritjes si dhe Asistim Administrativ është një partner ideal për IBCM. Kjo marrëveshje ndër-institucionale është bërë nën Projektin Ndërkombëtar të Levizshmerisë së Kredive të ERASMUS+ KA1 dhe vlenë deri në fund të qershorit 2018.

IBCM ka një rol aktiv në programet e ERASMUS+ dhe ka një rrjet të zgjeruar të partnerëve nga Ballkani Përendimor dhe Europa. Marrëveshja në mes IBCM dhe ISCAP është ndërtuar mbi parteritetet ekzistuese për shkëmbim me institucionet në Danimarkë dhe ky është edhe një hap më rendësi në ndërkombëtarizimin në rritje të Kolegjit.

Marrëveshjët për shkëmbime ndërkombëtare gjatë studimeve, u japin studentëve të IBCM mundesinë për të zgjeruar horizontet e tyre dhe për të ndarë idetë me njerëz nga e mbarë bota (lexoni për disa nga studentët tanë që ishin në shkëmbim në Danimarke vitin e kalur duke klikuar këtu). Këto marrëveshje janë poashtu një mundësi për stafin dhe profesorët e IBCM për të zhvilluar ekspertizën dhe njohuritë duke shkëmbyer praktikat më të mira me kolegët e tyre nga vendet europiane. Qyteti i Mitrovicës dhe rajoni poashtu përfitojnë nga pasurimi i fuqisë punëtore me të diplomuarit me eksperiencë ndërkombëtare nga IBCM, të cilët përfaqësojnë të gjitha grupet etnike dhe komunitetet dhe të cilët do të ndihmojnë për të shtyrë zhvillimin ekonomik në të ardhmen.