Të premte, më 22 qershor,International Business College Mitrovica organizoi Ditën e Mirënjohjes të IBC-M si pjesë e Javës Ndërkombëtare që u mbajtë në kolegj. Kjo ngjarje mblodhi së bashku donatorët IBC-M si dhe partnerët kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin përfaqësues nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Zëvendës-Kryetari i Komunës së Mitrovicës Jugore, Ambasadat Holandeze dhe Suedeze në Kosovë, OJQ “Spark”, shkolla të mesme dhe dhjetra organizata partnere nga sektori joqeveritar dhe privat.

Si shenjë mirënjohjeje, IBC-M dhuroi Certifikata të Mirënjohjes për të gjithë ata që kontribuan në bërjen e International Business College Mitrovica një histori suksesi.

Gjatë Javës Ndërkombëtare në IBC-M morren pjesë 20 studentë nga Universiteti Exeter nga Mbretëria e Bashkuar, të cilët së bashku me studentët IBC-M, punuan në projekte kërkimore për ‘Sfidat Socioekonomike të Rajonit’ dhe prezantuan gjetjet e tyre të premten. Për të lexuar të gjithë historinë në lidhje me vizitën e tyre, ju lutemi kontrolloni artikullin këtu.

Mbi 150 mysafirë ishin të pranishëm në ceremoninë e Ditës së Mirënjohjes.

Të pranishmit u mirëpritën nga drejtoresha e kolegjit, znj. Mihone Kerolli Mustafa, e cila i falënderoi përzemërsisht donatorët, si dhe të gjithë partnerët që kanë qenë pranë IBC-M që nga fillimi deri më tani. Zonja Kerolli theksoi se të gjithë në IBC-M u ndien shumë krenarë për të gjithë punën e bërë deri më tani, në ofrimin e arsimit të cilësisë së lartë për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Z. Mellish, nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, shprehu angazhimin e Bashkimit Europian për të mbështetur arsimin në Kosovë dhe për të mbështetur pajtimin midis komuniteteve. Z. Verheyen, Zëvendës Shef i Misionit të Ambasadës së Holandës në Kosovë dhe Z. Paulson, Zëvendës Shef i Misionit të Ambasadës së Suedisë dhe Shef i Bashkëpunimit për Zhvillim – theksuan mbështetjen e tyre për punën e IBC-M, duke kujtuar të gjitha peripetitë që kemi kaluar së bashku. Ambasadat e Holandës dhe Suedisë kanë qenë përkrahësit kryesorë të IBC-M që nga fillimi.

Në fjalën e tij, zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Heset Sahiti, vlerësoi lartë punën e kolegjit në ofrimin e një edukimi unik për rininë e Kosovës që përputhet me nevojat e tregut të punës. Zëvendësministri gjithashtu falënderoi donatorët dhe kolegjin që kanë mundësuar që vlerat e arsimit të lartë europian të jenë të arritshme për të rinjtë në Kosovë.

Në fjalën e tij, nënkryetari i Komunës Faruk Mujka vlerësoi lartë bashkëpunimin me kolegjin dhe shprehu mirënjohjen ndaj donatorëve për ta bërë këtë të mundur. Nënkryetari i Komunës Mujka përsëriti angazhimin e Komunës për të mbështetur edukimin dhe rininë e qytetit.