IBCM ka kënaqësinë të shpallë përfundimin e suksesshëm të procesit të përzgjedhjes së drejtorit të ri, duke i dëshiruar kështu një mirëseardhje të ngrohtë te Dr. Brian Staines.

Brian vjen në IBCM pas një eksperience mbi 30 vjeçare në fushën e drejtimit të karrierës dhe edukimit. Ai ka shërbyer si udhëheqës i Udhëzimeve të Karrierës në Universitetin e Bristol-it dhe gjithashtu ka punuar gjerësisht me kompani shumëkombëshe si Adidas për të ofruar trajnime dhe aftësime për ekipin e tyre ndërkombëtar të forcës shitëse. Ai ka përvojë të konsiderueshme në trajnimin e mësuesve që kanë zhvilluar dhe kanë kryer kurse ndërkombëtare të trajnimit të mësuesve. Studimet e tij të doktoratës lidhen drejtpërdrejt me Procesin e Bolonjës dhe zbatueshmërinë e tij si një ndihmë për mobilitetin ndërkombëtar të punës. Brian specializohet në një stil interaktiv të menaxhimit dhe mësimit për të siguruar pjesëmarrjen maksimale dhe përfshirjen e të gjithë stafit dhe studentëve. Brian merr rolin e drejtorit të Kolegjit nga ish drejtoresha e IBCM, Charlene Miller.

“Është një kolegj unik, me staf dhe studentë shumë të motivuar, me një potencial të madh për zhvillim në një institucion arsimor udhëheqës evropian” tha Brian Staines mbi atë se çfarë e motivoi që t’i bashkohet ekipës në IBCM. Mesazhi i drejtorit të ri për studentët ështtë: “Kolegji ynë ka përpara një të ardhme të shkëlqyer dhe unë mezi po pres që të punoj me ju për t’ju ndihmuar të zhvilloni potencialin tuaj të plotë”. Thënia e preferuar e Brian është: ‘Arsimi duhet të jetë dhe mund të jetë kënaqësi’. Neve na pëlqej kjo dhe shpresojmë që ju pëlqen edhe juve. Disa nga hobit e Brian janë: i pëlqen të shikoj rugby, i pëlqen të luaj pingpong dhe të ecë; ai gjithashtu e do futbollin dhe është një tifoz i Glasgoë Celtic Football Club.

Përshtypjet e para të Brian për IBCM dhe Mitrovicë janë: ‘tepër pozitive. Gjithkush po më bën të ndihem i mirëpritur, tashmë ndihem si në shtëpi dhe kjo në falë të gjithëve. Me të vërtetë mezi po pres që të punoj këtu. ” Mitrovica, vend i mrekullueshëm. Me kulturë të shumëllojshme. Po pres që të njoh më shumë dhe të takojmë më shumë njerëz nga e gjithë komuniteti “.

Ne në IBCM i urojmë Brian mirëserdhje, shumë argëtim dhe fat të mirë në punën e tij të përditshme këtu.