Kam kënaqësinë të ju ftoj në KONFERENCËN E KOLEGJIT NDËRKOMBËTAR TË BIZNESIT NË MITROVICË INOVACIONET E MITROVICËS 2015

ZOTËSI, ZOTËSI, ZOTËSI

Sfidat, inovacionet dhe praktikat e mira në zhvillimin e burimeve njerëzore në Mitrovicë, Kosovë dhe tutje

Që do të mbahet më 12 qershor, në Hotel Restaurant “Villa Lux”, Mitrovicë, Kosovë, afër tunelit në hyrje të Mitrovicës, nga ora 9.00 gjer në orën 16.00.

 

Pothuajse dy e treta e popullësisë së Kosovës është e moshës (15-64 vjeç). Mosha e popullësisë së punës pritet të rritet gjatë dekadës së ardhshme, për shkak se Kosova ka popullësinë më të re në Europë. Në anën tjetër, cilësia e shkollimit dhe gjithashtu edhe ruajtja e trurit mbeten sfida drejt një zhvillimi të shpejt social dhe ekonomik në Kosovën Veriore dhe në rajon.

 

Inovacionet e Mitrovicës 2015 – Zotësi, Zotësi, Zotësi ka për qëllim të diskutoj potencialet dhe sfidat e zhvillimit të burimeve njerëzore si sfidë kyçe dhe mundësi për zhvillim ekonomik me fokus të veçantë në agrobiznes dhe agrikulturë, ndërmarrje të sapokrijuara dhe të vogla si dhe zhvillimin e burimeve njerëzore në administratën publike. Synimi është që të këmbehen praktika të mira dhe njohuri dhe të ofrohen rekomandime për sektorin publik dhe privat si dhe sferën e arsimit. Kjo ngjarje bashkon ekspertët rajonal dhe ndërkombëtarë të agrobiznesit, grupet e interesit si dhe partnerët nga fusha të ndryshme përfshirë sektorët privat dhe publik, akademinë dhe arsimin, donatorët ndërkombëtarë si dhe institutet financuese. Konferenca 2 ditore (12 Qershor në Jug të Mitrovicës; dhe 13 qershor në Veri të Mitrovicës) ka për synim që të ofroj një platformë për mendim inovativ për gjenerim të një impulsi të fuqishëm për rrjetin lokal dhe rajonal si dhe për politikëbërjen e orientuar kah e ardhmja.

 

Ngjarja do të mbuloj temat e mëposhtme:

 

• Zhvillimi i Burimeve Njerëzore në Agrobiznes

• Sfidat dhe mundësitë e Burimeve Njerëzore për ndërmarrjet e vogla dhe të fazës fillestare

• Zhvillimi i Burimeve Njerëzore në Administratën Publike.

 

Ju lutemi konfirmojeni pjesëmarrjen tuaj tek: a.mehmeti@ibcmitrovica.eu

 

Për informata më të hollësishme si dhe për agjendën e detajuar klikoni këtu.

 

Sinqerisht,

Stefan Schandera,

Drejtor, Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë

www.ibcmitrovica.eu | info@ibcmitrovica.eu | +381 (0) 409 013 or +381 (0) 28 534 834

www.ibcmitrovica.eu | info@ibcmitrovica.eu | +381 (0) 409 013 or +381 (0) 28 534 834