KONFERENCA E KOLEGJIT NDËRKOMBËTAR TË BIZNESIT NË MITROVICË

INOVACIONET (RISITË) E MITROVICËS 2014

MUNDËSITË E PAKUFIZUARA TË AGROBIZNESIT?

Mitrovicë, Kosovë , 11 Korrik 2014

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Bujqësia dhe agrobiznesi janë sektorë të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës në rajonin e Mitrovicës. Globalisht, bujqësia dhe agrobiznesi po zhvillohen me shpejtësi. Tregjet ndërkombëtare po liberalizohen, sjellja e konsumatorëve po ndryshon dhe tregjet e reja si bioenergjia dhe biokarburantet po evoluojnë.

 

Konferenca Inovacionet (Risitë) e Mitrovicës 2014 – Mundësitë e Pakufizuara të Agrobiznesit? ka për qëllim që të diskutoj potencialet dhe sfidat e këtij sektori për rajonin e Mitrovicës. Ajo i bashkon partnerët dhe grupet e interesit nga fusha të ndryshme duke përfshirë partnerë nga sektori publik dhe privat, atë të arsimit dhe akademisë, donatorëve ndërkombëtar dhe instituteve financuese. Konferenca ka për qëllim të ofroj një platformë të mendimit inovativ, të gjeneroj një implus të fuqishëm të rrjeteve lokale dhe rajonale dhe të hartoj politika të orientuara kah e ardhmja.

 

Ngjarja do të përfshijë temat në vijim:

• Agrobiznesi dhe analizat potenciale;

• Financimi dhe investimet për zhvillimin e agrobiznesit;

• Zhvillimi i politikave tregtare;

• Politikat e zhvillimit ekonomik lokal për zhvillimin e agrobiznesit dhe bujqësi;

• Standardet mbi cilësinë dhe sigurinë e ushqimit;

• Specifikat e industrisë nga fermat e vogla e deri tek logjistika;

• Bioenergjia.

 

Konferenca Inovacionet (Risitë) e Mitrovicës 2014 organizohet nga Kolegjit Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë (IBCM). IBCM është institucion jofitimprurës i arsimit të lartë i akredituar ndërkombëtarisht me seli në Mitrovicë, Kosovë. IBCM ofron arsimim të lartë profesional dhe Baçelor të akredituar ndërkombëtarisht në lëminë e Administratës Publike, Menaxhim të Shërbimeve Publike, Marketing dhe Menaxhment, Shitje Ndërkombëtare dhe Marketing si dhe Menaxhim Mjedisi dhe Bujqësi. IBCM ofron diploma të dyfishta në bashkëpunim me institucione udhëheqëse nga Europa Përendimore. IBCM është qendër e çertifikuar e Këshillit Britanik për gjuhë angleze.

 

DATA DHE LOKACIONI

11 Korrik 2014 / 09:00 – 16:00 / IBCM Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë Kampusi Jug, Mitrovicë

 

PROGRAMI

09:00 – 09:30 Hapja/ Fjala e mirëseardhjes

09:30 – 11:00 Rajoni i Mitrovicës dhe përtej: CEFTA, potencialet e agrobiznesit ndërkombëtar dhe sfidat

11:00 – 11:30 Pushim kafeje

11:30 – 13:00 Ngritja e fondeve dhe investimeve për agrobiznesin në rajonin e Mitrovicës

13:00 – 14:00 Dreka

14:00 – 15:30 Sesionet paralele/Puna në grupe:

• Workshop-e dhe diskutime në tre sesione paralele:

o Rajoni i Mitrovicës dhe përtej: CEFTA, potencialet e agrobiznesit ndërkombëtar dhe sfidat

o Ngritja e fondeve dhe investimeve për agrobiznesin

o Inovacionet (Risitë) 2020: Potencialet e bioenergjisë për rajonin e Mitrovicës.

 

Sesionet e punës në grupe do të diskutojnë më detajisht temat e lartëpërmendura dhe do të ofrojnë rekomandime për grupet e interesit si nga sektori publik ashtu edhe nga ai privat.

 

15:30 – 16:00 Mbyllja

 

TARIFA E PJESËMARRJES

Pjesëmarrja në konferencë është falas.

 

KOTAKTI

IBCM Kampusi Jug: Arjeta Mehmeti, Koordinatore / + 381 (28) 534 834 / a.mehmeti@ibcmitrovica.eu

 

REGJISTRIMI

Ju lutem shkarkoni formularin e regjistrimit këtu. Ju lutemi pasi të keni mbushur formularin e regjistrimit e dërgoni përmes emails adresës se dhënë në formularin e regjistrimit jo më vonë se 30 qershor 2014. Ju faleminderit shumë!